Lajme

Hoxhaj skeptik, Demarkacioni mund të dështojë

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 20 March 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është shprehur skeptik rreth votimit të demarkacionit, transmeton Infokusi.com.

“Sot kemi fy pritje, një pritje është skenari pozitiv që sot shumica e deputetëve jo vetëm të koalicionit por edhe te opoiztës ta votojnë këtë marrëveshje dhe ta shënojnë këtë seancë në një pikë pozitive ne Kosovën por ka edhe një pritje tjetër që kjo marrëveshje të mos kalojë”, ka thënë Hoxhaj

Ai ka shtuar gjithashtu se tashmë për temën e Demarkacionit është diskutuar mjaftueshëm gjatë 3 viteve në fundit.

-Advertisement-

“Tema e sotme është diskutuar në 2-3 vitet e fundit në të gjitha forumet politike në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të bëhet shënjimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Para fillimit të seancës kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur bindur se janë arritur votat e mjaftueshme pro demarkacionit

Për tri herë radhazi kjo seancë ka dështuar të mbahet në mungesë të votave./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera