Lajme

Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 20 May 2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dhe është bastion Serbia i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili së fundmi ka lansuar librin e ri “Përplasja e Madhe” libër i cili flet për luftën diplomatike dhe hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, sot përmes një interviste ka thënë se evropianët kanë pasur pikëpamje të gabuar se çfarë është Rusia, pasi, sipas tij, tani po shihet vërteta.

“Përtej tragjedisë që po ndodhë në Ukrainë dhe rreshtimit të drejtë të Kosovës dhe Shqipërisë për Ukrainën, unë mendoj që është kyçe që të përdoret ky momentum i ri për ta mbështetë Kosovën për t’u bërë shtet anëtar i NATO’s.”, ka thënë Hoxhaj, në Euronews Albania.

-Advertisement-

“Rusia, përmes formave moderne të luftës hibride, bllokadave diplomatike, luftës informative, ndikimeve ekonomike, ndikime tregtare e kulturore, ka bërë përpjekje jo vetëm që ta bllokojë Kosovën, por ka bërë përpjekje që ta luftojë perëndimin në Ballkan, orientimin pro-perëndimor të Ballkanit dhe këtu Serbia ka qenë bastioni, platforma, boshti, që i ka shërby kësaj politike ruse në raport me Ballkanin”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, derisa prezantoi temën që paraqet libri, tha se ajo çfarë ka ndodhur në Ukrainë është një mësimi madh që në Ballkan nuk duhet bërë gabimi i njëjtë.

“Evropianët kanë pasur pikëpamje të gabuar se çfarë është Rusia, siç po shihet tani. Çfarë po ndodhë në Ukrainë është një mësim i madh që në Ballkan nuk duhet bërë gabimi i njëjtë. Rusia përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit me Serbinë, ka bërë përpjekje ta përdorë Ballkanin si lojë shahu politik.”, ka thënë tutje ish-ministri Hoxhaj.

Ai tha se ajo çfarë thotë libri “Përplasja e Madhe” është që të tregojë që jemi në një epokë të re, “na duhet fjalor i ri, mendim i ri se si të sillemi në kohën që jemi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera