Lajme

Hoxhaj: Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 28 October 2021

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Tim Judah, në gazetën prestigjioze “The Economics” ku flitej për shtimin e armatimit nga ushtria serbe, duke e rritur kështu edhe buxhetin për ushtrinë për më shumë se 70 për qind.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan.

“Rusia dhe Serbia përmes përfaqësuesit të tyre Dodik po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës! Kjo është pasoja e garës së armatimit në Ballkan! Blerja e armëve nga Serbia dhe Republika Srpska në Bosnje duke krijuar ushtrinë e saj do të zëvendësojë bashkëpunimin e dobët rajonal me konfrontim të fortë!”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera