Hoxhaj reagon pas refuzimit të kërkesës së ish-ushtarëve të UÇK’së nga Specialja për lirim të përkohshëm
Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 30 April 2021
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka bërë një reagim pas lajmit për refuzimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për lirim të përkohshëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit.
Hoxhaj, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se të gjykuarit janë “sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë”.
“Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë! #LiriaKaEmër”, ka shkruar udhëheqësi i PDK’së në ‘Facebook’-un e tij.
Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për mbrojtje në lirim të përkohshëm.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, duke thënë se kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi.
“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.
“Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e mohon ankesën në tërësi dhe urdhëron Veselin që të paraqes një version publik të redaktuar të replikës përbrenda 10 ditëve”, thuhet tutje në vendim.
Të tjera
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...