Lajme

Hoxhaj reagon ndaj ministrit sllovak: Mos u brengosni për punët e brendshme të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 11 December 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve të shteteve mosnjohëse të BE-së lidhur me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.

Në një postim në Twitter ka thënë se shqetësimi kryesor i këtyre vendeve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe jo vendimmarrja e një shteti sovran sikurse është Kosova.

“Shtetet anëtare të BE-së që janë duke vonuar padrejtësisht njohjen e pavarësisë së Kosovës janë duke kontribuar në destabilizim të rajonit. Ato nuk duhet të brengosen me punët dhe vendimet e brendshme të Kosovës. Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit nga ana e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

-Advertisement-

Reagimi i zëvendëskryeministrit, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së erdhi pas deklaratave të forta të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili deklaroi se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve për formimin e ushtrisë.

“Pozicioni i BE-së është i qartë që ushtria të bëhet në koordinim me institucionet dhe Kushtetutën, ata kanë thënë se duhet edhe mbështetje ndërkombëtare, gjë të cilën momentalisht nuk e ka Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera