Lajme

Hoxhaj: Raporti i KE-së paraqet gjendjen reale në vend

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 20 April 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë seancës ku po diskutohet për raportin e  progresit për Kosovë ka thënë se raporti përshkruan gjendjen e saktë në të cilën gjendet Kosova, shkruan Infokusi.com.

‘Të nderuar deputetë Raporti i Komisionit Evropian është vlerësim objektiv, real dhe i saktë i gjendjes në të cilën është Kosovë. Në analizë ky raport përmenden rastet kur ka pas progres dhe ngecje e sfida të caktuara’, ka thënë Hoxhaj.

Lexo edhe: Sejdiu: Deputetet nuk e dinë anglishten

-Advertisement-

Ai ka shtuar se në këtë raport paraqitet puna e dy qeverive të fundit në Kosovë.

‘Është raport i punë së dy qeverive të fundit’, ka thënë Hoxhaj./INFOKUSI

Lexo edhe: Konjufca: ‘I dobët’, fjala më e përdorur në raport të KE-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera