Lajme

Hoxhaj i quan fushatë kundër të ardhmes euro-atlantike të Kosovës, lajmet për ndarje territoriale

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 11 February 2018

Zv-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj informacioneve të publikuara në media gjatë ditëve të fundit, në lidhje me mundësinë e ndarjes së Kosovës, dhe shkëmbimit të territoreve.

Në një postim në rrjetin social twitter, Hoxhaj ka shkruar se kjo është një fushatë e Serbisë kundër Kosovës. Kjo në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.

“Serbia po e intensifikon agjendën propaganduese dhe sulmet ndaj Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se informacionet e tilla për ndarje territoresh janë lajme të rreme. Hoxhaj thotë se kjo është një fushatë kundër të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

“Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet hibride rreth ndarjes territoriale dhe ndryshimit të kufijve janë pjesë e një fushate sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar zv/kryeministri i Kosovës.

Ndryshe edhe anëtarë tjerë nga qeveria gjatë ditës e kanë mohuar se mund të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

Ndarjen e Kosovës e propozoi ditë më parë edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera