Lajme

Hoxhaj: Qeveria nuk ka treguar prioritet për njohjet e reja, s’ka vullnet dhe ambicie për politikën e jashtme

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 19 January 2023

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk ka treguar se e ka prioritet për të siguruar njohje të reja.

Sipas tij, Qeveria ka dështuar edhe t’i ruajë njohjet që janë siguruar ndër vite.

Ish-kryediplomati ka thënë se me refuzimin e gazsjellësit amerikan, Kosova e ka humbur edhe njohjen nga Greqia.

-Advertisement-

“Qeveria Kurti prej ditës kur është votuar, ka treguar që nuk ka plan, nuk ka vullnet dhe ambicie për të bërë ndonjë punë në politikën e jashtme, dhe njohjet nuk kanë qenë prioritet, se unë jam i sigurt që edhe në kontekstin e ndryshuar ndërkombëtar, nuk do të ishte e mundur të sigurohen 10 deri 15 njohje në vit, sesa kam siguruar unë kur kam qenë ministër i Jashtëm falë punës së kolegëve në Qeveri, por jam i sigurt se vendi do të mund të merrte pesë deri në shtatë njohje çdo vit”.

“Për të ndodhur një gjë e tillë, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të hartojë një strategji sikurse e kam bërë unë në vitin 2011, e cila do të duhej të përfshijë vendet të cilat janë afër njohjes së Kosovës, vendet të cilat kanë qëndrim neutral në raport me Pavarësinë e Kosovës, dhe vendet të cilat janë kundërshtare, dhe për secilin rast të bëhet një analizë e plotë se çfarë qëndrime kanë ata në janar të këtij viti e çfarë kanë pasur në të kaluarën”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa për veprimet e Serbisë, Hoxhaj rekomandon që të vizitohen vendet që rrezikojnë ta largojnë njohjen e Kosovës./EO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera