Lajme

Hoxhaj: PDK edhe vetë do të dilte e para; Veseli dha shembull

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 21 May 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK edhe vetë do të dilte e para pavarësisht se cilin subjekt do ta merrte LDK-ja.

“Nuk hyjmë në fushata pa bërë statistike, pa anketa, pa instrumente”, tha Hoxhaj në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Ne kemi qenë të sigurt që PDK e vetme do të ishte e para, pavarësisht se LDK do ta merrte këtë subjekt apo atë, përpos nëse do të ndodhte një bllok i madh”.

-Advertisement-

Sa i përket kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe gatishmërisë së tij që t’ia japë kandidaturën Ramush Haradinajt për kryeminsitër, Hoxhaj e quajti këtë veprim të madh.

“Nuk e bazojmë në një njeri po në lidership që duhet qeverisur vendin”.

“Veseli ka dhënë një shembull që rrallë njerëzit e japin në politikë, ka vënë interesat e qytetarëve para interesave të tij personal”, tha Hoxhaj.

“Këtu qëndron dallimi mes Veselit dhe shumë të tjerë në politikë brenda dhe jashtë Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera