Lajme

Hoxhaj: Opozita është kundër liberalizimit të vizave

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 26 September 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se opozita është kundër liberalizimit të vizave.
Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se sjellja e disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare është për keqardhje, shkruan gazeta inFokus.

“Opozita sot hapur doli kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COËEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë.”, ka shkruar Hoxhaj.

Madje ai ka shkruar se pavarësisht agjendave dashakeqe Kosova shumë shpejtë do të merr lajmin për liberalizim të vizave.

-Advertisement-

“Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe për anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonojë me gjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë.”, ka përfunduar ai.


Ndryshe Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën ka qëndruar në Kosovë për të parë nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera