Lajme

Hoxhaj: Nuk e votojmë Ramush Haradinajn për president

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 24 November 2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për zhvillimet e fundit në vend, mundësin e shkuarjes në zgjedhje nëse nuk arrihet një konsensus për postin e presidentit dhe aktakuzat nga gjykata special.

I pari i PDK-së, foli edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të Kosovës.

Ai tha se PDK-ja nuk do ta voton Ramush Haradinajt për president.

-Advertisement-

“Tek kandidatura e Haradinajt është legjitime por ne si parti nuk e votojmë asnjë kandidat i cili do të jetë kandidat nga partnerët e koalicioni, kjo nuk ka të bëjë vetëm më Haradinajt por edhe për kandidatët tjerë nga partnerët e koalicionit”, u shpreh ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera