Lajme

Hoxhaj: Nëse s’ka viza duhet të shohim si të sillemi me BE-në

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 25 October 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për “Zërin” ka theksuar se nëse vendimi për liberalizimin e vizave nuk jepet këtë fundvit, atëherë Kosova duhet të shikojë se si do të sillet më tej në raport me Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Kosova tashmë i ka përmbushur 95 kriteret e vëna për liberalizimin e vizave, andaj nuk ka asnjë arsye që Bashkimi Evropian të mos e përmbyllë këtë proces”. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për gazetën “Zëri” zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka vlerësuar se vendimi mbi këtë çështje duhet të jepet në dhjetor të këtij viti. Në të kundërtën, sipas tij, si arsye e mosdhënies eventuale të vendimit për vizat mund të merret vetëm një lloj “albanofobie”, e cila ekziston në disa kryeqytete evropiane. Por në rast se vendimi nuk jepet në këtë fundvit, Hoxhaj ka konsideruar se Kosova duhet të shikojë se si do të sillet më tej në raport me BE-në.

Ish-shefi i diplomacisë kosovare gjatë intervistës për “Zërin” ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast ka vlerësuar se spektri politik duhet të jetë unik rreth kësaj çështjeje. “Në negociata elitat politike duhet ta tejkalojnë përvojën aktuale dhe tejkalimi i përvojës aktuale ka të bëjë me atë kur ne tregojmë vullnet politik dhe shkojmë të gjithë në Bruksel”, ka potencuar Hoxhaj

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera