Lajme

Hoxhaj: Në vitin 2018, Kosova aplikon për statusin e kandidatit për BE

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 29 May 2017

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova deri në fund të vitit 2018 do të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtare të BE-së.

“Deri në fund të vitit 2018, do të aplikojmë për statusin e kandidatit, pas hyrjes në fuqi të MSA-së duhet të kalojnë dy vite, kemi bërë plan për zbatimin e MSA-së dhe unë pres që deri në 2018 ta aplikojmë”.

“Kosova ka një situatë specifike, 5 vende anëtare të BE-së që se kanë njohur dhe mosnjohja e tyre mund të shndërrohet në një problem të madh”, ka thënë Hoxhaj në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës.

-Advertisement-

Ai ka thënë poashtu se Kosova duhet të vazhdojë betejën për njohje ndërkombëtare në mënyrë që edhe të aplikojë për anëtarësim në INTERPOL, UNESCO dhe të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera