Lajme

Hoxhaj: Ndryshimi i kufijve në Ballkan hap kutinë e Pandorës

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 18 March 2018

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me thirrjet e liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj tha se kur Beogradi flet për ndarje në Ballkan, ata në fakt e kanë në mendje ndarjen e Bosnjës, duke shtuar se deklaratat e Milorad Dodik janë dëshmi për këtë.

“Kur Beogradi përmend ndarjen e territoreve në Ballkan, në fakt mendjen e kanë tek ndarja e Bosnjës. Rikonfirmim për këtë është edhe kjo deklaratë e Milorad Dodik. Çfarëdo ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor hap kutinë e pandorës dhe krijon efekt domino në gjithë rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në postimin në Twitter.

-Advertisement-

Kryetari i Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodik, ka rikthyer ambiciet serbe për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Lideri i serbëve të Bosnjës ka sugjeruar që “pjesa serbe e Bosnjës dhe pjesa e Kosovës e dominuar nga serbët duhet t’i bashkohen Serbisë“, duke sfiduar qëndrimin e sponsorizuesve ndërkombëtarë të paqes kundër çdo ndryshimi të kufijve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera