Lajme

Hoxhaj mirëpret lajmin për emërimin e Nuncit të ri Apostolik për Kosovën nga Papa Françesku

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 19 March 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me emërimin e Nuncit të ri Apostolik për Kosovën, nga Papa Francesku, ngjarje kjo që ndodhi sot në Vatikan.

Emërimi i Nuncit të ri Apostolik për Kosovës, Monsinjor Jean-Marie është mirëpritur nga zëvendëskryeministri Hoxhaj si lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë.

“Një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm vjen nga Selia e Shenjtë në Vatikan, ku Papa Françesku ka emëruar Nuncin e ri Apostolik për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie”, ka thënë Hoxhaj në postimin në Facebook.

-Advertisement-

Hoxhaj shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Nuncin Apostolik për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Selinë e Shenjtë. Ai shtoi se ka dedikim për kultivimin dhe forcimin e lidhjes historike e kulturore mes Kosovës dhe Vatikanit.

“Kosova është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale me Selinë e Shenjtë, sikurse edhe forcimin e lidhjes kulturore e historike mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera