Lajme

Hoxhaj: Marrëveshjet çojnë Kosovën dhe Sebinë një hap më afër marrëveshjes përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 14 February 2020

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Mynih në mes të Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat, çojnë një hap më afër marrëveshjes përfundimtare në mes të të dyja vendeve, shkruan Gazeta inFokus.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mynihu, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq ranë dakord për hekurudhat dhe autostradat midis Kosovës dhe Serbisë. Falenderues ndaj Richard Grenell dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për mbështetjen e marrëveshjes. Ky është një hap më afër një marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë të dy vendeve”, ka shkruar Enver Hoxhaj.

Kujtojm se këtë të premte është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

-Advertisement-

Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Evropën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera