Lajme

Hoxhaj: Marrëveshja me Serbinë arrihet në mars të 2019

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 18 December 2018

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në emisionin Frontal të T7 ka folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë që mund të arrihen në Bruksel.

Hoxhaj ka thënë se marrëveshja përfundimtare mes dy shteteve do të arrihet më së largu deri në mars të vitit 2019.

Ai ka treguar se me këtë rast do të ketë edhe njohje reciproke mes dy shteteve.

-Advertisement-

Duke folur për dialogun me Serbinë, Hoxhja ka thënë se që nga letra që Trump i ka shkruar Thaçit, tani jemi në një situatë të re ku sipas tij dihet roli që ka SHBA.

Hoxhaj ka sqaruar se në krye të dialogut me Serbinë do të jetë presidenti Hashim Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera