Lajme

Hoxhaj: LVV e LDK kanë një kulturë të ikjes nga përgjegjësia

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 20 January 2020

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, i ka komentuar mos marrëveshjet e fundit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë.

Ai tha se në mes të këtyre dy partive përveç mosbesimit ka edhe një kulturë të ikjes nga përgjegjësia, shkruan gazeta inFokus.

Hoxhaj, ka thënë se ngërçi i krijimit të qeverisë në Kosovë po vjen nga partia e parë dhe e dytë, të cilët po kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë.

-Advertisement-

“Përpos mosbesimit që kanë partitë që po negociojnë për krijimin e qeverisë, kanë edhe një kulturë të ikjes së përgjegjësisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje për të shkuar sërish në zgjedhje.

“Nuk kemi shkuar në zgjedhje më 6 tetor që të ketë tash sërish zgjedhje. Vendin e presin tema të shpejta, përpos atyre temave të mëdha. Ndër to është edhe miratimi i buxhetit, e që nga 1 marsi mund të hyjmë në krizë të plotë financiare.”, ka thënë Hoxhaj, në televizionin Klan të Maqedonisë Veriore.

E përgjegjësia kryesore për mos krijimin e qeverisë sipas tij është e Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera