Lajme

Hoxhaj, Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spạstrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 12 September 2024

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministri të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se në Kosovë po bëhet spastrimi etnik i serbëve.

Hoxhaj  ka thënë se këto janë sulme dhe dezinformata që synojnë të destabilizojnë Kosovën.

“Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ në Kosovë është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën. Krahasimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër. Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera