Lajme

Hoxhaj: Kosova s’do ia kthej shpinën aleatëve por kësaj qeverie anti-historike

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 15 March 2024

Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa sipas tij, edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti.

Hoxhaj tha se fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një moskoordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Kosovës.

“Deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë. Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra”.

-Advertisement-

“Përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie! Do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve! Por, Kosova nuk do t’ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike”, shkroi Hoxhaj.

Ndërsa, emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka shumë zhgenjim me Qeverinë e Vetëvendosjes, “jo vetëm në Uashintgon, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera