Uncategorized

Hoxhaj: Kosova e përkushtuar për intensifikim të bashkëpunimit me Izraelin

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 16 November 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kam.

Hoxhaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për intensifikim të bashkëpunimit me këtë shtet.

-Advertisement-

“Diskutim shumë konstruktiv me ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kam, për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor e shoqëror, si dhe në fushën e edukimit në mes të Kosovës dhe Izraelit. Kosova është e përkushtuar për intensifikim të bashkëpunimit me Izraelin në fusha të interesit të përbashkët”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera