Lajme

Hoxhaj konsultohet me akademikë e profesorë për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 01 February 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë të premtes ka mbajtur takime me grupe të ndryshme të interesit për t’i informuar dhe për të kërkuar kontributin dhe përkrahjen e tyre në lidhje me shumë tema që do të diskutohen në dialogun me Serbinë.

Hoxhaj ka takuar profesorë nga kolegji universitar UBT m të cilët ka diskutuar për qasjen që Kosova do ta ketë për temën e të pagjeturve, pronave, dëmet e luftës, e tema të tjera të cilat do të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Një bashkëbisedim i këndshëm me drejtues, akademikë dhe profesorë të UBT-së për të folur rreth zhvillimeve të fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi. Përkrahja dhe ekspertiza e tyre është e domosdoshme për ta përmbyllur dialogun me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar ai në facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera