Hoxhaj: Javë fatale për Kosovën, u pranua Asociacioni pa njohje
Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 28 October 2023
Enver Hoxhaj, ish ministër i Jashtëm i Kosovës, e ka cilësuar fatale për Kosovën gatishmërinë e Qeverisë Kurti për nënshkrim të propozimit të ri evropian për raportet me Serbinë, përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Perëndimi.
Sipas Hoxhajt, me këtë, Kosova ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa përfituar njohjen nga Serbia.
“Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë. Është koha që Qeveria të merr përgjegjësi politike dhe të japë transparencë, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar, por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo. Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!” ka shkruar ish-ministri i Jashtëm në Facebook.
Pas takimeve maratonë të së enjtes në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai ka pasur gatishmëri për nënshkrim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve si dhe draftin e prezantuar nga emisarët perëndimorë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mirëpo Vuçiq nuk e ka pasur të njëjtin disponim.
Kurti ka thënë se drafti që i kanë propozuar emisarët perëndimorë më 21 tetor në Prishtinë është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
Ai bëri me dije se ky draft pastaj do të duhej ta kalonte testin e Gjykatës Kushtetuese për t’u vlerësuar legjitim për Kosovën.
“Në takimin e 21 tetorit nga emisarët na është thënë që drafti për vetmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do nënshkruhej parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra kushtetuesja jep vlerësimin e kushtetushmërisë së këtij propozimi”
Kurti tha se Kosova e do integrimin e serbëve në institucione, dhe si e tillë u ka dhënë shumë përkrahje atyre.
“Ne ofruam që të nënshkruanim marrëveshjen Bazë të Brukselit të 27 shkurtit me aneks të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 te marrëveshjes në lidhje me nen 10 pra vetmenaxhimin. Samiti këshillit evropian është ngjarja dhe vendi ku do duhet të ndodhte kjo. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin. Qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb kanë të drejta të garantuara, 17 perqind të përfaqësuesve lokalë në kuvende komunale janë serbë. Ne e dimë që deputetët nganjëherë bëjnë bojkot përkohësisht për ndonjë çështje por ta bësh bojkotin tërë kohën, ky është një dëm i madh që i bëhet komunitetit serb së pari, dhe pastaj përpjekje për të dëmtuar shtetin e Kosovës. Ne e duam integrimin e serbëve në jetën institucionale në Kosovë”, u shpreh kryeministri dje.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...