Lajme

Hoxhaj: Ja pse u votua mocioni!

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 11 May 2017

Ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj në emisionin Rubikon të KTV-së ka thënë se fryma për votim pro të mocionit që shpiu në rrëzimin e qeverisë nuk ishte deri pak kohë më parë. Ai ka përmendur demarkacionin si një nga “proceset e tejzgjatura që sollën një vendim të tillë.

Mendim i pjekur në mënyrë graduale e quan Hoxhaj vendimin për votim të mocionit.

“Përshtypja e përgjithshme ka qenë në PDK që disa nga proceset që është dashtë të kryhen janë shtyrë në pafundësi”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Hoxhaj thotë se kanë qenë optimist që viti 2017 do të sjell dinamikë të re.

“Vitin e kaluar kemi menduar që të paktën në 2017 do të kemi një dinamikë të re, që do ta ratifikojmë marrëveshjen”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera