Hoxhaj me homologun estonez: Kërkohet mbështetje për Kosovën në Këshill të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 16 May 2017
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar homologun e tij nga Estonia, ministrin Sven Mikser, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë
Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Estonisë, dhe për besimin e treguar në pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Meqë Estonia do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, palët kanë diskutuar për mënyrat e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e Estonisë për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë MSA-në, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Kjo gjë që për ne është shumë e rëndësishme përkitazi me atë që e kemi thënë edhe publikisht, që ambiciet tona politike janë të aplikojmë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, mirëpo, natyrisht kjo do të ndodhë pasi që ne t’i përmbushim obligimet tona të brendshme si shtet”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka thënë se Kosova dhe Estonia, si dy vende të ngjashme për kah territori dhe popullsia mund të mësojnë dhe të përfitojnë shumë nga njëra-tjetra, ndërsa ka treguar se kanë diskutuar për mënyrat e bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimi në aplikimin e qeverisjes online në Kosovë, edukimin, ekonominë etj.
Dy homologët kanë biseduar edhe për zhvillimet në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...