Lajme

Hoxhaj hedh poshtë propozimin e Daçiqit për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 15 August 2017

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka hedhur poshtë zgjidhjen e kompromisit të propozuar nga homologu i tij serb, Ivica Daçiq për ndarjen e asaj që i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve dhe shmangies së konfliktit.

Hoxhaj ka hedhur poshtë idenë përmes një postimi në Twitter, duke thënë se Kosova është vend demokratik multi-etnik me kufij të njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të qëndrojnë në mënyrë të tillë.

Ai ka thënë se ideja e Serbisë është e rrezikshme dhe e papranueshme.

-Advertisement-

Ndryshe, Daçiq në një artikull të shkruar në gazetën serbe “Vecernje Novosti”, sugjeron që për të shmangur konfliktin e ardhshëm për Kosovën, ajo që i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë duhet të ndahet.

Megjithatë, ai nuk ka shpjeguar se çfarë do të thotë kjo në praktikë.

Daçiq kërkon krijimin e një asociacioni të komunave serbe në jug të Kosovës, ngjashëm me atë që duhet të krijohet në veri.

Për të siguruar sigurinë e kishave ortodokse serbe në Kosovë, Daçiq propozoi krijimin e “bashkësive të pavarura monastike”, të cilat do të kishin njëfarë shkalle të autonomisë territoriale. Ai propozoi të ketë “kompensim financiar për pronën private dhe shtetërore të uzurpuar”.

Daçiq ka theksuar se “secili ka nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit serbo-shqiptar dhe mund të arrihet vetëm me një marrëveshje midis serbëve dhe shqiptarëve, në të cilën secili do të marrë dhe do të humbasë diçka”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera