Lajme

Hoxhaj falenderon Ramën dhe deputetët shqiptarë për votimin e Rezolutës kundër pretendimeve të Dick Martyt

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 21 July 2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka falenderuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votimin e Rezolutës që kërkon rishikimin e pretendimeve të Dick Martyt, mbi të cilat u formua Gjykata Speciale.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebooka thënë se Kuvendi i Shqipërisë sapo miratoi Rezolutë mbi fabrikën e gënjeshtrave të pretendimeve të Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.

“Tani, do t’i kërkohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të bëjë një rishikim të rezolutës që është votuar më parë dhe të rivlerësojë pretendimet e pabazuara të Martyt. “, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Tutje, Hoxhaj ka falenderuar deputetët shqiptarë për votimin e rezolutës.

“Falenderoj veçanërisht Kryeministrin Edi Rama, të gjithë forcat politike dhe të gjithë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, që me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim i dhanë mbështetjen kësaj rezolute”, shkroi Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera