Lajme

Hoxhaj: Duhet unitet mes forcave politike për dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 06 June 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia jep të drejtën Kushtetuta e Kosovës që ta përfaqësojë Kosovën në dialog me palën serbe.

Megjithatë, Hoxhaj ka thënë në emisionin “Politikë” në “Tribuna Channel”, se për dialog duhet të ketë unitet mes forcave politike.

-Advertisement-

“Kemi mbërritur këtu ku jemi sot si vend, falë fuqisë, vullnetit të pathyeshëm, dhe konsensusit, gjetjes së gjuhës së përbashkët. Dialogu duhet të ketë mbështetje prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera