Lajme

Hoxhaj: Dialogu process kompleks, nuk pranojmë asgjë më pak se njohje dhe anëtarësim në OKB

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 12 September 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë të martën se marrëveshja finale me Serbinë duhet patjetër ta sjellë njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Hoxhaj ka deklaruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë përbën process mjaft kompleks negociator, por Kosova do ta nënshkruajë vetëm atë marrëveshje që njeh Kosovën dhe garanton anëtarësimin e saj në OKB.

“Zgjidhja është në Këshillin e Sigurimit në New York”, tha Hoxhaj, raporton Associated Press.

Hoxhaj ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic për deklaratat që i bëri duke e lartësuar Milloshevicin gjatë vizitës së tij në Kosovë.

-Advertisement-

Ai tha se Vucic është njeriu i fundit në Serbi që i bëson, por theksoi se do të përpiqen maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera