Lajme

Hoxhaj dënon sulmin: Putin nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 24 February 2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka dënuar fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, sulmet e para që filluan mëngjesin e ditës së sotme.

Rusia tashmë ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin e tyre. Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter, ka dënuar ashpër agresionin rus kundër ukrainasve, duke thënë se Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane.

Tutje, ai ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me Ukrainën.

-Advertisement-

“Dënoj fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër #Ukrainës. Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane. Populli i #Kosovës solidarizohet me Ukrainën.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera