Hoxhaj dënon ashpër arrestimin e kosovarit, Ibrahim Matoshi në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 14 August 2018
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas arrestimit në Serbi të stomatologut kosovar nga Gjermania, Ibrahim Matoshi.
Hoxhaj përmes një postimi në twitter ka shkruar se sjelljet e tilla shënojnë regres në procesin e normalizimit, shkruan gazeta inFokus.
Ai gjithashtu ka shkruar se arrestimi i mërgimtarit teksa po ktheje në shtëpinë e tij në Gjermani është shkelje e të drejtave të njeriut”.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Hoxhajt.
“Vazhdojnë politikat destruktive të Serbisë ndaj popullit tanë. Dje e arrestuan një pjesëtar të diasporës kosovare i cili po udhëtonte përmes Serbisë për tu kthyer në shtëpinë e tij në Gjermani. Sjellje të tilla shënojnë regres në procesin e normalizimit dhe janë shkelje e të drejtave fundamentale të njeriut,” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Kujtojmë që të hënën është raportuar se kosovari, , Ibrahim Matoshi teksa po udhëtonte në Gjermani përmes shteti serb është arrestuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë dhe është dërguar në stacionin policor në Bujanoc.
Lexo edhe: Serbia arreston mërgimtarin kosovar
E familjarët e Matoshit mëngjesin e së martës kanë bërë të ditur se ende nuk kanë asnjë informacion për të ndërsa me këtë rast po merret edhe Ambasada e Gjermanisë në Serbi pasi Matoshi ka shtetesëi gjermane.
Lexo edhe: Ende nuk dihet pse u arrestua Ibrahim Matoshi nga policia serbe
E për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Lexo edhe: MPJ tregon pse u arrestua stomatologu kosovar në Serbi
Në reagimin e MPJ-së thyhet se ndalesat dhe arrestimet e tilla janë praktikë e politikave të Milloshoviqit
“Ndalimet dhe arrestimet e vazhdueshme të shtetasve të Republikës së Kosovës nga shteti fqinj mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
E javën e kaluar fatin e ngjashëm me Matoshi, e kishte edhe ish-kryetari i akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,Hivzi Islami.
Ai dy herë brenda një jave është ndaluar nga Policia Serbe duke mos u lënë të futet në shtetin serb për të vizituar familjen e tij në Preshevë./inFokus
Lexo edhe: Serbia ndalon përsëri akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...