Lajme

Hoxhaj-Daçiqit: Dialogu përmbyllet me marrëveshje ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellët

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 04 November 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ministrit të jashtëm serb Ivica Daciq në lidhje me deklaratat e tij më të reja për Kosovën.

Përmes një postimi në Tëitter, Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht nuk e ka pranuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, dhe asnjëherë nuk i ka pranuar zgjidhjet e negociuara ndërkombëtarisht.

Hoxhaj ka thënë që një konferencë e re ndërkombëtare është e panevojshme, pasi që sipas tij dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjelltë.

-Advertisement-

“Historikisht, Serbia nuk ka pranuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe kurrë nuk i ka pranuar marrëveshjet e negociuara ndërkombëtarisht. Nuk ka nevojë për një tjetër konferencë ndërkombëtare. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të përmbyllet me marrëveshjen ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjelltë”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.

Sot, kryediplomati serb deklaroi se duhet të organizohet nje konferencë e re ndërkombëtare ku do të merrnin pjesë BE-ja, ShBA’ja dhe Rusia për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera