Lajme

Hoxhaj i bën thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 18 May 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore “Përvojat e Ballkanit, mësime për Ukrainën” ka bërë thirrje që Ukraina ka njohë Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se Ukraina deri tani ka hezituar të marrë një vendim të tillë mirëpo kjo është në interes të të dy vendeve, shkruan Infokusi.com.

“Paqja dhe dialogu në Ukrainë janë të rëndësishme edhe për paqen në Ballkan. Kosova është sjellë me qartësi strategjike duke dënuar ngjarjet e marsit të vitit 2014 dhe ka vendosur sanksione kundër Rusisë, duke iu bashkëngjitur aleatëve perëndimor. Përkundër kësaj, Ukraina deri më tani nuk e ka njohur Kosovën, por është fshehur duke hezituar të marrë qëndrim. Njohja e Kosovës nga Ukraina është në interes të të dyja vendeve”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Ai ka folur gjithashtu për integrimin e serbëve në Kosovë duke thënë se të drejtat që u jepen atyre nuk krahasohen me asnjë komunitet pakicë në Evropë

“Ne jemi krenarë me procesin e shtet-ndërtimit tonë. Jemi shembull në integrimin e komunitetit serb në nivel qëndror dhe lokal, duke u dhënë të drejta që nuk krahasohen me asnjë komunitet pakicë në Evropë”, ka thënë Hoxhaj.

Konferenca ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore “Përvojat e Ballkanit, mësime për Ukrainën”,  po mbahet në Zagreb të Kroacisë. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera