Lajme

Hoxhaj: Barbaria okupatore serbe në pamundësi të ballafaqohej me njësitet e UÇK-së, kryen masakra të tmerrshme

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 28 February 2021

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se Likoshani dhe Qirezi para 23 vjetëve u bën pjesë e histoirsë së çlirimit të vendit.

Hoxhaj thotë  se  zjarri i luftës po bëhej më i fuqishëm, nga 28 shkurti i vitit 1998, përcjellë Gazeta Blic.

“Pas betejës frontale te Lisi Gjashtnjak, ku forcat serbe pësuan humbje të madhe nga UÇK-ja, u hakmorën ndaj qytetarëve të pafajshëm e të pafuqishëm, për të rikonfirmuar identitetin e vet në raport me shqiptarët. Për fat të keq, planifikuesit dhe ekzekutuesit e këtij krimi të rëndë, ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.”, shkruan ai.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

 Para 23 vitesh, Likoshani e Qirezi, u bënë pjesë e historisë dhe gjeografisë së çlirimit të vendit, duke u bërë të paharrueshme për çdo atdhetar, për sakrificën madhore për liri dhe çlirim.
Zjarri i luftës për çlirim, nga këtu, po bëhej edhe më fuqishëm, nga 28 shkurti i vitit 1998, duke motivuar bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, të ngjishnin radhët e njësiteve dhe frontit kundër okupatorit, deri në çlirimin e vendit.
Dëshmorët dhe martirët e kombit, nga Likoshani dhe Qirezi, u bënë memorie për Kosovën e lirë, memorie ku barbaria okupatore serbe, në pamundësi të ballafaqohej me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen masakra të tmerrshme.
Pas betejës frontale te Lisi Gjashtnjak, ku forcat serbe pësuan humbje të madhe nga UÇK-ja, u hakmorën ndaj qytetarëve të pafajshëm e të pafuqishëm, për të rikonfirmuar identitetin e vet në raport me shqiptarët. Për fat të keq, planifikuesit dhe ekzekutuesit e këtij krimi të rëndë, ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit!

Para 23 vitesh, Likoshani e Qirezi, u bënë pjesë e historisë dhe gjeografisë së çlirimit të vendit, duke u bërë të…

Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, February 28, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera