Lajme

Hoxhaj akuzon Kurtin që po ua merr meritat arkitektëve për hyrjen në Këshillin e Arkitektëve të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 18 December 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë që kryeministri Albin Kurti po e merr meritën e bashkimit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në Këshillin e Arkitektëve të Evropës ndonëse kjo është meritë e arkitektëve.

“Çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe kultura e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie tregon se Kryeministri Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fundvitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare, sot bëri të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese, që është meritë e vetë arkitektëve dhe jo e politikës së Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

“Kjo tregon se Kosova e përmbyll këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm dhe vetëm me lajme për vizitat jashtë vendit që s’kanë qenë asgjë më shumë se vetëm turizëm politik. Çfarë ngadhënjimi qesharak i diplomacisë sot dhe çfarë mjerimi politik!”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera