Lajme

Hoxhaj: 48 orët e ardhshme, vendimtare për qëndrimet e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 09 May 2017

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se si anëtar të kabinetit qeveritar dhe si anëtar të kryesisë së kësaj partie kanë presion nga anëtarësia e PDK-së që vendi të lëvizë përpara me një dinamikë të re.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë apo jo mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
Hoxhaj ka theksuar se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin e PDK-së për mocionin dhe për çështjet e tjera, pa i përjashtuar as zgjedhjet e parakohshme.

Ai ka paralajmëruar se deputetët e PDK-së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

-Advertisement-

Hoxhaj, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, ka thënë se një Qeveri nuk matet me punën ditore, por me përmbushjen e objektivave madhore për vendin.

Edhe Hoxhaj, sikurse shefi i tij i partisë, thotë se ka mungesë të vendimmarrjes tek partneri i koalicionit, LDK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera