Lajme

Hoxha viziton policët e plagosur që intervenuan për ta parandaluar grabitjen në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 30 November 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë, sot në orët e paraditës kanë vizituar policin e plagosur dhe atë të lënduar, të cilët intervenuan në parandalim të grabitjes së armatosur të ndodhur me  22.11.2023 në Suharekë.

Po ashtu në orët e pasditës, drejtori Hoxha ka vizituar në SHSKUK edhe zyrtarin policor i cili u plagos sot, gjatë realizimit të operacionit policor për identifikim dhe arrestim të grabitësve të rastit në Suharekë.

Plagosja e zyrtarit ka ndodhë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri drejt policisë nga njëri prej grabitësve.

-Advertisement-

Veprimet profesionale të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje u detyruan të përdorin forcën proporcionale, bënë neutralizimin e grabitësit që shtiu me armë zjarri, si dhe arrestimin e disa të dyshuarve tjerë.

Drejtori Hoxha, fillimisht iu dëshiroi shërim të shpejtë zyrtarëve policorë dhe njëherit i falenderoi ata për punën, guximin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit. Njëkohësisht drejtori Hoxha shprehu mbështetje dhe përkrahje të pakursyer ndaj zyrtarëve policorë, dhe uroi që të kthehen së shpejti në familjen e madhe policore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera