Hoxha: Vizat presim të hiqen këtë vit
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 17 Shtator 2018
Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Ministrja Hoxha tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presin që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e Këshillit të ministrave të shteteve anëtarë të BE-së.
Si dihet Parlamenti Evropian votoi, para disa ditësh, me shumicë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por disa euro-parlamentarë nga Franca e Holanda ishin kundër, por Hoxha tha se votimi në parlament nuk është sipas shtetit prej nga vjen parlamentari por nga partia e cila vjen ai.
Ajo tha për RTK-në se vërehet që deputetët e partive të djathta konservatore kanë pasur tendenca të votojnë kundër.
Franca dhe Holanda kanë hezitimet jo për shkak të Kosovës, por për shkak të migracionit në përgjithësi. Ata, sipas saj, kanë edhe brengat e tyre për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Presim që Këshilli i Ministrave të shumicës së shteteve të BE-së, 65 për qind, të atyre që kanë shumicën e popullsisë të jenë pro.
Hoxha thotë se nuk pret që pesë shtetet që nuk e kanë njohur të votojnë kundër. Sfidë, sipas saj, është t’i bindin konservatorët të votojnë këtë.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...



































