Hoxha: Turqia përkrahëse e Kosovës në agjendën euro-atlantike

Autori: Gazeta inFokus
10:31 | 29 September 2017
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe avancimin në agjendën integruese.
Me këtë rast, ministrja Hoxha, falënderoi Ambasadoren Kiliç për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Turqia për vendin tonë.
Sipas një komunikate të MIE-së, Turqia është një nga donatorët më të mëdhenj të Kosovës, duke mbështetur subjektivitetin tonë ndërkombëtar, si dhe anëtarësimin në instanca ndërkombëtare në mënyrë që të jemi plotësisht të barabartë me rajonin dhe këtë pjesë të Evropës.
Ministrja Hoxha po ashtu kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të thellohet tutje.
“Kosova është e përkushtuar që të rrisë dhe forcojë bashkëpunimin në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit të vendit dhe bashkëpunimit bilateral, integrimit në nismat rajonale dhe institucionet ndërkombëtare”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ambasadorja Kiliç ia konfirmoi Ministres Hoxha përkushtimin e saj për të përkrahur edhe më tutje Kosovën në rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...