Lajme

Hoxha: Të fillojmë dialogun mes të institucioneve të Kosovës dhe BE për idetë më të mira

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 25 June 2018

Është mbajtur takimi iniciues, ku janë bërë të ditura afatet kohore dhe sektorët, të cilët do të përkrahen nga programet kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për IPA tha se qëllimi i tyre është që duke filluar prej tani e deri në mesin e vitit të ardhshëm, të kryejnë gjithë procesin e programimit të IPA 2019 dhe IPA 2020, i cili kap shumën rreth 200 milionë euro dhe më pas, të kenë kohë që të përqendrohen në fazën e planifikimit për instrumentin e ri, që do të zhvillohet për periudhën e re financiare të BE-së, 2021-2027.

Ministrja theksoi se pret nga përfaqësuesit e zyrës së BE-së t’ i njoftojnë rreth kufijve financiarë të programeve 2019 dhe 2020, afatet e nevojshme për të dorëzuar kërkesat te BE-ja për financim, rreth sektorëve të cilët do të financohen, si dhe rreth modaliteteve të zbatimit të projekteve në këta sektorë.

-Advertisement-

“Qëllimi pse po fillojmë tash, është që të kemi kohë të përqendrohemi në fazën e planifikimit për instrumentin e ri, që do të zhvillohet në periudhën e re financiarë të BE së 2021-2027. Sot përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë, do të na njoftojnë dhe rreth kufijve financiar të programeve 2019- 2020 në mënyrë më të saktë. Afatet kohore të nevojshme për të dorëzuar kërkesat nga ana jonë tek BE, për financim si dhe rreth sektorëve të cilët do të financohen dhe modalitetet e zbatimit të projekteve në këta sektor. Ministria e integrimit evropian ka pranuar një numër propozimesh nga institucionet e Kosovës dhe ne e kemi njoftuar zyrën e BE së për këto kërkesa paraprakisht. Tani është koha që duke filluar nga sot, së bashku të nisim një dialog ndërmjet institucioneve te BE së dhe të Kosovës rreth ideve më të mira për mbështetje, gjithmonë duke u bazuar në një pronësi më të madhe, t’i përcaktojmë prioritetet se cilat janë ato prioritet që na ndihmojnë të avansojmë rrugën tonë, të procesit të integrimit evropian”, tha ajo.

Ndërsa duke u bazuar gjithmonë në kufijtë financiar, të cilët janë vendosur paraprakisht nga BE, Hoxha ftoj përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, që të prezantojnë propozimet për projektet e tyre dhe të paraqesin se cilat janë prioritetet më të rëndësishme të tyre.

Ndërkaq Luigi Brusa nga zyra e BE-së në Kosovë tha se strategjia e rishikuar do të miratohet nga komiteti IPA-s dhe në prill të vitit 2020, do t’i kenë për Kosovën rreth 600 milionë euro. Nga kjo shumë sipas tij rreth 200 milionë euro janë ndarë për periudhën 2019-2020 dhe se ky aktivitet që po e fillon sot, ka të bëjë me programimin e shumës së fundit.

“Lista e projekteve duhet të jetë në përputhje me strategjinë për Kosovën, apo strategjinë e rishikuar. Në strategjinë e rishikuar, është shtuar një sektor mjedisi. Ka dhe dy kapituj të mëdha për përkrahje si demokracia dhe sundimi i ligjit, ku përkrahim demokracinë, qeverisjen e mirë, të drejtat themelore dhe përkrahje në sundimin e ligjit. Një tjetër përkrahje ka të bëjë me konkurrencën dhe zhvillimin. . Ka dhe fusha të ndryshme që do të targetohen, ,jedisi, ndryshimi klimatik, bujqësia, arsimi punësimi dhe politikat sociale. Ne kemi pranuar tashmë disa ide nga disa ministri të linjës, por e rëndësishme është që ta bëjmë përkrahjen tonë efektive dhe efikase që të dalim me ide të maturuara, të mirë të identifikuara, me objektiva dhe aktivitete dhe rezultate të qarta, në aspektin e cilësisë dhe sasisë”tha ai.

Në këtë takim u paraqitën propozimet dhe projektet që priten të financohen nga BE-ja, me IPA 2019, IPA 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera