Lajme

Hoxha: Priten edhe ftesa të reja nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 24 January 2019

Rreze Hoxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se pret që Zyra e Prokurorit të Specializuar shumë shpejt të dërgojë edhe ftesa të tjera për intervistim për ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilat duhet të bëhen publike.

“Me rastin e dërgimit të ftesave të para nga Gjykata Speciale dhe me intervistimet e para të zhvilluara deri më tani, tashmë është funksionalizuar Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila paralajmëron se do të dërgojë ftesa të tjera. Lidhur me përmbajtjen e intervistave të zhvilluara është e kuptueshme që ato të mbeten jopublike në këtë fazë të procedurës. Kjo ndikon në zhvillimin e një procedure të drejtë dhe ligjore”, ka thënë ajo.

Hoxha vlerëson se është qenësore të dihet cilësia në të cilën ftohen personat nga Zyra e Prokurorit. “Sa i përket cilësisë në të cilën janë ftuar ata, ajo duhet të bëhet publike për arsye se përfaqësimi i tyre mbulohet nga paratë e taksapaguesve kosovarë. Në këtë mënyrë do të rritej transparenca dhe llogaridhënia e shpenzimit të parasë publike”, ka thënë ajo për “Zërin”.

-Advertisement-

Sa i përket intervistimit, Hoxha thekson që të intervistuarit e Speciales duhet ta qartësojnë nëse janë ftuar për më shume se një rast dhe në më shumë se një cilësi, me qëllim që të mos krijohet paqartësi te qytetarët e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera