Lajme

Hoxha për Klan Kosovën: Mbyllja arbitrare përbën një kërcënim të hapur për vlerat demokratike

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 30 July 2023

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë ministrja e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është instrument i kryeministrit Albin Kurti, për shkak të revokimit të licencës së mediumit Klan Kosova.

Ajo, në një konferencë për media, ka theksuar se kjo qeveri është duke pasë veprime autoritare.

“Ky veprim i paprecedent, përbën një akt autoritar që ndodhë në një shoqëri demokratike, dhe shpërfaq zellin e madh që ka Albin Kurti dhe qeveria e tij kundër mediave dhe fjalës së lirë. Me këtë veprim, kryeministri Albin ia ka vënë një njollë të errët Republikës së Kosovës dhe rendit tonë demokratik, të cilin e kemi aspiruar dhe e duam në mesin tonë”, tha Hoxha.

-Advertisement-

Mbyllja arbitrare e një mediumi që nxiti reagime të shumta vendore e ndërkombëtare, sipas deputetes Hoxha jo vetëm që nuk mund të arsyetohet, por përbën një kërcenim të hapur për sistemin e vlerave demokratike dhe është i papranueshëm.

“Prandaj, për Partinë Demokratike zgjedhjet janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë në mënyrë që Kosova të rikthehet në profilin e saj si një shtet i ri e plot shpresë dhe me orientim të qartë e zhvillim shoqëror dhe ekonomik e demokratik”, tha Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera