Lajme

Hoxha për kërkesat policore dhe sindikale: Unë punoj për policinë dhe me policinë

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 20 December 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencën e përbashkët me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për kërkesat e sindikatës dhe disa njësive policore.

Ai ka thënë se angazhohet që të gjendet një zgjidhje.

“Unë punojë për policinë dhe me policinë. Për kërkesat do të mundohemi që bashkë me ministrin të ecet përpara në vitin e ardhshëm”, është shprehur Hoxha.

-Advertisement-

Sa për takimin me kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, Sveçla ka konfirmuar se do të flitet për 14 kërkesat e tyre.

“Do të shohim se çfarë është e mundur dhe bëhet dhe çfarë nuk është e mundur”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera