Hoxha: Nëse shteti nuk vepron, shumë qytetarë do të mbesin pa punë
Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 17 November 2020
Deputeti I PDK-së Sejdi Hoxha, ka deklaruar se qeverisë Hoti iu deshën 6 muaj që ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e tani as pas 4 muajsh nuk po arrijnë që ta votojnë në lexim të dytë këtë projektligj.
Ai ka thënë se humbjet e bizneseve gjatë kësaj kohe kanë qenë me shifra marramendëse, rreth 1 miliardë euro, sipas të dhënave të nxjerra nga institucionet financiare në vend.
Një situatë e cila do të duhej të paraqiste alarm për Qeverinë sipas Hoxha, sot po dëshmohet se nuk po ndodh, meqë në sallë nuk ishte prezentë askush nga kabineti qeveritar.
Ai ka thënë se nëse nuk ndërmerret diçka nga ana e shtetit, do të mbesin shumë qytetarë pa vende pune.
‘Sa është alarm shqetësues po shihet mungesa e ministrave të qeverisë, e as ndonjë përfaqësues. Nëse e marrim të dhënat e publikuara rreth 25 mijë punonjës të sektorit privat mund ta humbasin vendin e punës e nëse vonohet qeveria në dhënien e ndihmës kjo mund të shkoj deri në 50 mijë”, tha Hoxha.
Hoxha deklaroi se kishte paralajmëruar se nëse nuk do të kishte kujdes të shtuar në shkolla, do të bëhej mbyllja e tyre, gjë e cila tashmë ka filluar të ndodh në shumë shkolla anë e këndë Kosovës.
“ Ju kam thënë para disa muajve, nëse nuk e rrisni kujdesin në shkolla shkollat duhet të mbyllen. Kemi kërkuar që të bëhen dezinfektim, ju nuk morët masa, sot shumë shkolla janë të mbyllura në Kosovë”, tha Hoxha.
Ai tutje deklaroi se pozita duhet të jetë bashkëpunuese, duke kritikuar kështu qeverinë Hoti, se nuk ka Bshkëpunuar me opozitën dhe nuk ka përkrahur asnjë iniciativë të saj, konkretisht të PDK-së, për tejkalimin e kësaj situate.
Hoxha i ka thënë shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që të mbledhin deputetët e tyre, e të votojnë sa më parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e nëse kjo nuk mund të bëhet atëherë të kërkojnë ndihmën e opozitës e të mbështesin pakon e tyre ekonomike.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...