Hoxha në Ditën e Rinisë: Të rinjtë tanë e meritojnë lëvizjen e lirë
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 12 August 2018
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, gjatë ceremonisë “Foto e Liderëve të Rinj”, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, uroi të rinjtë për këtë ditë dhe tha se në ditët e sotme, forca e rinisë është më e rëndësishme se asnjëherë më parë“Urime Dita Botërore e Rinisë dhe shpresoj që çdo vit të shënojmë suksese të përbashkëta në fuqizimin dhe forcimin e zërit të rinisë sonë. Sot është një mundësi e mirë që të gjithë së bashku të mblidhemi rreth entuziazmit, kreativitetit dhe energjisë së të rinjve”.
“Praktika po e tregon që ne kemi një rini në të cilin mund të llogarisim se janë e ardhmja jonë. Në ditët e sotme, kur kemi zhvillime të shpejta në botë, forca e rinisë është më e rëndësishme se asnjëherë më parë”.
Ministrja Hoxha tha se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për të rinjtë, sepse ata e meritojnë lëvizjen e lirë.
“Siç e dini, Kosova tashmë ka marrë rekomandimin pozitiv për përmbushjen e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e vendit, por më së shumti për të rinjtë tanë. Prandaj të gjithë ne duhet të angazhohemi edhe më tepër që zëri dhe pozita e rinisë sonë të fuqizohet.”
“Dekada e re, dekada e dytë e pavarësisë po fillon me lëvizjen e lirë. Të rinjtë tanë kanë nevojë për këtë. Të rinjtë tanë e meritojnë lëvizjen e lirë. Të rinjtë tanë kanë nevojë që të takohen me moshatarët e tyre nga vendet e Bashkimit Evropian, të shkëmbejnë përvoja dhe të njoftohen më afër me vlerat evropiane”.
“Liberalizimi i vizave do të jetë një mundësi më shumë për të rinjtë tanë, do t’i hapë dyert e së ardhmes”.
Hoxha tha se duhet angazhim i institucioneve për t’i adresuar sfidat me të cilat përballet rinia kosovare, raporton EO.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të adresuar sfidat me të cilat përballet rinia jonë. Për të adresuar këto sfida, duhet angazhim i të gjithë akterëve, institucioneve dhe duhet pasur sa më shumë përfshirje”.
Ministrja e Integrimit Evropian bëri thirrje për krijimin e partneriteteve të reja për t’u ndihmuar të rinjve.
“Në Ditën Botërore të Rinisë, bëj thirrje për krijimin e partneriteteve të reja, dhe bashkimin e përpjekjeve në eliminimin e të gjitha pengesave më të cilat përballen të rinjtë duke i bërë ata më pak të ndjeshëm ndaj çdo përjashtimi”.
Të tjera
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...