Hoxha: Monitorimi online përmirëson transparencën dhe efikasitetin e institucioneve
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 13 January 2018
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbështetur aktivitetin për Monitorim dhe Raportim, të përkrahur nga GIZ-i, për zyrtarët e kyçur të institucioneve në procesin integrues.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se pas përfundimit me sukses të trajnimit dyditor, Hoxha, ka theksuar se përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij trajnimi- M&R-së, janë Ministria e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet gjegjëse që merren me zbatimin e dokumenteve planifikuese për integrim në BE.
“Qeveria e Kosovës përfiton nga kjo bazë e të dhënave, pasi që ajo mundëson pasqyrimin e statusit të zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, si dhe qasjen në informatat e filtruara, siç janë institucionet raportuese, sektorët, llojet e masave dhe periudhat raportuese. Përveç kësaj, platforma do ngritë transparencën e procesit të integrimit në BE duke i mundësuar shoqërisë civile, mediave dhe publikut të gjerë për t’u qasur në informata për statusin e tanishëm të reformave që kanë të bëjnë me BE-në”, ka theksuar Hoxha.
Nga Platforma do të rezultojë proces më efikas të monitorimit dhe raportimit që ka të bëjë me BE-në, e rritë koordinimin e përgjithshëm ndërinstitucional për monitorimin dhe raportimin që ka të bëjë me BE-në si dhe përshpejton proceset e raportimit dhe komunikimit, duke ngritur në këtë mënyrë efikasitetin dhe lirimin e burimeve njerëzore për përqendrim dhe theksim më të fuqishëm në raportim cilësor.
“Platforma do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e reformave për integrim në BE, për të dyja, si brenda Qeverisë, ashtu edhe ndaj palëve tjera të interesit, përfshirë publikun e gjerë”, ka thënë Hoxha.
Të tjera
-
Ambasada amerikane në Prishtinë: Nuk ka justifikim për dhuńën në familje dhe atë në baza gjinore, raportojeni
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rikonfirmon mbështetjen për inst...
-
Szunyog kritikon sërish Qeverinë për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë: Nuk u mor parasysh BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutiv...
-
Ndalimi i zëvendësdrejtorit dhe katër policëve në Serbi, Sveçla: Akt i paprecedent
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent...
-
Haradinaj kujton të rënët e masąkrës së Makocit dhe betęjën e Marecit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën dhe masakrat e Mareci...
-
Kurti: Vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj, respektoni dhe nderoni uniformen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremonia e diplomimit të gjeneratës ...
-
445 policë të rinj i shtohen Kosovës
Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Ko...
-
Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve policorë: Tani jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kad...
-
Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen mizórisht në Serbi, faktori ndërkombëtar të mos e injorojë këtë
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kad...
-
Kurti: Ndalimi i kosovarëve në Serbi u paralajmërua nga Vuçiqi, qindra persona u privuan nga ushqimi e mjekimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë nda...
-
Kryhet edhe një intervenim i madh kirurgjik
Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses e...
-
72 aksidente për një ditë, 21 prej tyre me të lënduar
Në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 72 a...
-
Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë
Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeç...