Hoxha: Më erdhi rëndë kur pashë Vasfijen duke votuar për pagesën e rrymës së serbëve në Veri
Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 07 May 2021
Hoxha: Më erdhi rëndë kur pashë Vasfijen duke votuar për pagesën e rrymës së serbëve në Veri
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Eliza Hoxha, ka aluduar se Lëvizja Vetëvendosje i ka obliguar përfaqësuesit e saj në Kuvend të votojnë pro propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.
Hoxha, duke folur për këtë në emisionin ‘Frontal’ në T7, ka thënë se për të ishte e rëndë ta shohë të votojë këtë propozim deputetja e VV’së, Vasfije Krasniqi-Goodman.
“Krejt situata e krijuar dje e mori vëmendjen dhe nuk pat vëmendje votimi i 11 milionëshit, një narrativë që ata e kanë ndërtu vetën dhe e kanë pru vetën në qeveri, duke e sharë çdo kryeministër dhe çdo qeveri që ka qenë më herët. Ironia e krejt kësaj, a di ku është? Kur kam parë mikën time Vasfijen duke e çu dorën për të votu 11 milionëshin. Të paktën çfarë kanë mujtë me ba, kanë mujtë me i kursy viktimat që simbolikisht të mos ta votojnë”, ka thënë ajo në ‘Frontal’.
Deputetja e PDK’së ka folur edhe për aksionin simbolik që kryejtën gjatë ditës aktivistë të partisë së saj, teksa njoftoi se ia lanë një libër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për, siç thotë ajo, t’i rikujtuar krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.
“Ne kërkuam që personalisht të ja dërgojmë librin e Nysret Pllanës që flet për viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Nuk na u lejua. Ne kërkuam që vetëm dhurata të protokollohej dhe të bëhet si dhuratë,. Shpresoj që të shkojë në vendin e duhur”, deklaroi ajo.
Të tjera
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...