Lajme

Hoxha: Mbi 40% e stafit të Ministrisë së Integrimit janë bursistë të Young Cell Scheme

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 22 August 2019

Nëpërmjet një infografike, sot, Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur të dhënat rreth kësaj skeme shumë të rëndësishme për administratën e Kosovës.

Ajo, ka shkruar në rrjetin social: “E vërteta rreth Young Cell Scheme, tjerat fake news!”

Në infografikë, janë paraqitur të dhënat e punësimit të bursistëve të Young Cell Scheme ndër vite, si dhe numrin total të të rinjve të përkrahur me këtë bursë- 389, ndërsa 286 nga ta janë të punësuar në të gjitha nivelet e institucioneve, ndërsa mbi 40% e tërë stafit, të Ministrisë së Integrimit Evropian, janë bursistë të Young Cell Scheme.

-Advertisement-

Young Cell Scheme do të vazhdojë si një ndër projektet më të rëndësishme ku drejtpërdrejtë përfitojnë vajzat dhe djemtë e Republikës së Kosovës. Kjo bursë financohet nga BE-ja si dhe Ministria e Integrimit Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera