Lajme

Hoxha: Lufta e UÇK-së u mundësua nga shpërbërja e ushtrisë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 23 May 2023

Ish-komandanti i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka thënë se lufta e UCK-së u mundësua me shpërbërjen e ushtrisë shqiptare.

“Prisja se do të fillonte lufta në Kosovë, por ka qenë gabimi im pasi Kosova nuk kishte qenë e gatshme në shpërbërjen e ushtrisë shqiptare”, tha Hoxha.

Hoxha, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, merita të mëdha i dha edhe Shqipërisë pasi atë kohë ushtarët e UÇK-së u mobilizuan e u stërvitën për luftë në trojet shqiptare.

-Advertisement-

“Lufta e UÇK-së nuk ka mundur as të fillojë po mos të shpartallohej Ushtria e Shqipërisë dhe po të mos i kishim në dispozicion hapësirat e Shqipërisë. Shqipëria ka pasur kontributin e saj të madh pasi na ka mundësuar hapësirë që të mobilizohemi, mblidhemi e të stërvitemi për luftë”, tha Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera