Lajme

Hoxha kujton 5 marsin si ditën e lirisë

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 05 March 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, ka shkruar se është shënuar solemnisht 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot, me Seancë solemne, është shënuar 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari.

-Advertisement-

Mëngjesi i 5 Marsit 1998, ishte dita e kthesës së madhe, dita në të cilën u hap porta për lirinë e Kosovës, duke rizgjuar energjitë liridashëse e çlirimtare të një populli por edhe të bashkësisë ndërkombëtare se Kosova meritonte lirinë.Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari!Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera